MENU
klinika

Analiza

Funerali i Prigozhin, lamtumira dhe tallja e fundit…

31.08.2023 - 09:30

Nga Marsela Shytia

Në Rusi, funerali i Yevgeny Prigozhin mbeti i mbuluar me mister, duke mos u bërë publike as data dhe mënyra e varrimit të tij. Megjithatë, vetëm pasi gjithçka mbaroi shërbimi i tij për shtyp, njoftoi se lideri i grupit mercenar Wagner, u varros në një funeral privat në Shën Petersburg.  Prigozhin, 62 vjeç, u konfirmua i vdekur nga autoritetet ruse pas analizës gjenetike të 10 trupave të gjetur në një aeroplan të rrëzuar më 23 gusht pranë Moskës. Por një numër vëzhguesish rusë, si në vend ashtu edhe jashtë saj, e kanë përshkruar Prigozhin si një “njeri të vdekur që ecte” që nga rebelimi i armatosur që ai drejtoi në qershor. Sidoqoftë, funerali i kreut të Wagner, ndoshta edhe për shkak të mungesës së informacioneve, bëri më shumë zhurmë sesa jeta e tij e guximshme. Nga mënyra si ishte zhvilluar funerali i mercenarit të frikshëm rus, kuptohet fare mirë si është atmosfera në Moskë për sa i përket grushteve të shtetit, fatit të “wagnerëve të tjerë” dhe të ardhmen e marrëdhënieve midis Vladimir Putin dhe mercenarëve.

Yevgeny Prigozhin buried in private funeral as Wagner Group releases 'last photos before death'

Mungesa e Putin

E sigurt ishte që Vladimir Putin nuk mori pjesë në ceremoni, siç u konfirmua nga Kremlini, duke u konsideruar si “tallja e fundit” me kreun e grupit mercenar, dikur ish-aleatin e tij të ngushtë.   Ishte e pritshme në fakt, siç shkruan media italiane “Il Giornale”. Pse cari rus duhet t’i bënte homazhe me lamtumirën e fundit njeriut që kishte guxuar të minonte rendin e vendosur? Në orët e fundit kishte një sërë thashethemesh që Putinin mund të bënte një gjest historik të faljes politike ndaj shefit të kuzhinës që e tradhtoi pak më shumë se dy muaj më parë. Një lëvizje që do të kishte pasur një lloj efekti, sikur do të “hiqte njollat” në portretin e një diktatori të pamëshirshëm dhe gjakatar, për më tepër i dyshuar si nxitësi i vdekjes së vetë Prigozhinit. Megjithatë, pjesëmarrja në funeral do të ishte e barabartë me “faljen”. Në një farë mënyre, do tu dërgonte një mesazh të keq bashkëpunëtorëve dhe vartësve.

Putin won't attend Wagner chief Prigozhin's funeral: Kremlin | World News - The Indian Express

Vendi i varrimit

Në deklaratën nga Wagner thuhej: “Lamtumira e fundit për Yevgeny Viktorovich u mbajt me dyer të mbyllura. Ata që duan t’i thonë lamtumirë atij mund të vizitojnë varrezat e Porokhovskoe.” Megjithatë, nuk qartësohet nëse Prigozhin është varrosur në të vërtetë në varrezat e përmendura. Të martën pasdite, varrezat e Porokhovskoye po ruheshin nga policia ruse, policia e trazirave dhe gardistët kombëtarë, të cilët nuk i lejuan njerëzit të hynin. Kishin qarkulluar thashetheme se ceremonia mund të mbahej në varreza të tjera, megjithëse Porokhovskoye nuk ishte përmendur, dhe policia kishte rrethuar disa prej tyre dhe kishte vendosur detektorë metalikë në varrezat Serafimovsky. Nga një vend varrimi për të shpronësuarit, ai përfundoi duke strehuar të vdekurit e rrethimit të Leningradit nga viti 1941 deri në 1944. Këtu festohen përvjetorë të lavdishëm si Dita e Fitores, 9 maj, apo tërheqja nga Afganistani, 15 shkurt. Mbi të gjitha aty janë varrosur edhe prindërit e presidentit rus, si dhe shumë ushtarë dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, sportistë dhe viktima të tragjedive kombëtare. A mund të varroset një tradhtar pikërisht këtu, në një vend ku varri i tij do të bëhej lehtësisht një vend pelegrinazhi për nostalgjikët dhe mbështetësit? Nuk ka gjasa që Kremlini të ketë rënë dakord lidhur me këtë.

Yevgeny Prigozhin, Wagner Group leader killed in plane crash, buried in private funeral - ABC News

“Tallja e fundit”

Prigozhin kishte marrë titullin Hero i Rusisë, një nga nderimet kryesore të ushtrisë ruse, i cili përgjithësisht bën që për këta njerëz të ketë varrime të veçanta, duke përfshirë një roje nderi dhe një bandë ushtarake. Megjithatë, nuk dihet nëse ka ndodhur kështu në rastin e Prigozhin edhe pse ka shumë pak gjasa. Ky do të ishte një turp që Putini nuk do ta kishte lejuar kurrë, edhe sikur ta parashikonte vetë ligji. Do të kishte qenë një “lëshim i turpshëm” që do ta bënte të humbiste çdo besueshmëri të mbetur. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar mbështet?sit e Prigozhin të shprehin ngushëllimet dhe të bëjnë homazhe për të. Rruga Varvaka në Moskë është mbushur me lule, qirinj, mesazhe për Prigozhin, të cilin Kremlini me siguri do të përpiqet ta fshijë nga faqet e historisë.