MENU
klinika

La të vdekur inxhinierin pas një debati

Gjykata lë në burg djalin e anëtarës së KLP-së

11.08.2023 - 10:08

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg” për Rei Metën, i cili mesditën e 7 gushtit vrau ndërtuesin Amando Meshau. Meta akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 7 gushtit në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit të Vlorës, në një qendër interneti. Meshau dhe Meta u konfliktuan dhe shkak u bë një borxh i pashlyer. Konflikti agravoi deri në përdorimin e dhunës, ku ishte 33-vjeçari i cili qëlloi me grushta deri në vdekja Meshaun.

Menjëherë policia bëri të mundur identifikimin e Rei Metës falë kamerave të sigurimit të subjektit. U deshën vetëm pak orë për të vënë në pranga 33-vjeçarin.

Nga hetimet e deri tanishme rezulton se 33-vjeçari i kishte premtuar se do ta ndihmonte për të zgjidhur një problem në një prej pronat që biznesmeni kishte interes.

Në këmbim autori do të përfitonte një apartament që do t’i jepej falas. 55-vjeçari kishte zgjidhur vetë çështjen, mirëpo 33-vjeçari nuk hiqte dorë nga pretendimi se ai duhet t’ia kalonte një apartament në pronësi të tij. Pikërisht ky u bë edhe shkaku që nxiti përplasjen mes palëve.

Meshau ka ofenduar 33-vjeçarin duke i thënë se nuk ka për ta marrë apartamentin, ndërsa ky i fundit e qëlluar dy herë me grusht në fytyrë 55-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes u bë me dije fakti se 33-vjeçari është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta (Seiti), emri i së cilës qarkulloi gjerë në media vitin e kaluar, pasi votoi kundër Altin Dumanit, i cili sot mban postin e kreut të SPAK.