MENU
klinika

“Mos më ngri zërin”

Si nisi debati në Vlorë që përfundoi me një viktimë

08.08.2023 - 12:04

Sherri për pronën në Vlorë i mori jetën 55-vjeçarit Armando Meshau. Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Sipas informacioneve të siguruara, theksohet se viktima dhe autori kanë ndalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit që dyshohet se do të printonin dokumentet.

Por më pas bisedimet kanë agravuar, sipas deklaratave të autorit, viktima e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte.

“Edhe viktima edhe autori së bashku kanë ecur në afërsi të gjykatës dhe kanë hyrë ne qendrën e internetit. Viktima i ka thënë se duhet të printonin një material, pasi kanë hyrë brenda kanë folur dhe debatuar për vendin dhe pjesën e printimit të dokumentit. Duket se viktima nuk kishte dokumentin me vete dhe këtu ka nisur konflikti. Në momentin që kanë qenë duke folur, viktima ka ngritur zërin dhe autori i është kundërpërgjigjur; ‘mos më ngri zërin’ dhe më pas situata ka agravuar. Duket se usb apo ndoshta dokumenti mungonte dhe kjo ka sjellë. Kanë mbërritur nga një zyrë noteri në këtë qendër dhe viktima i ka thënë autorit se nëpërmjet usb do t’i mundësonte dokumentin. Viktima një ish-polici, tashmë punonte si ndërmjetës”, raportoi ndër të tjera gazetari Mehmeti.

 

 

Ndërkohë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku është fokusuar i gjithë momenti. Sipas dëshmitarëve është dëgjuar edhe diskutimi mes tyre.