MENU
klinika

"Në Shqipëri paskan shkuar edhe disa ‘dinakë’"

Ia mbathën pa paguar nga restoranti në Berat, çfarë shkruajnë mediat italiane

17.08.2023 - 19:47

Mediat italiane kanë reaguar pas lajmit se në një restorant në qytetin e Beratit, turistët italianë ia mbathën pa paguar dhe ikën me vrap.

Në shkrimin e mediat italiane ‘Open Online’, theksohet se turistët në Shqipëri kanë qenë të shumtë të cilët kanë shijuar brigjet e detit dhe shumë oferta të mira në lidhje me çmimet.

Por ‘Open Online’ shkruan se bumi i turistëve italianë në Shqipëri, mesa duket ka sjellë edhe ata njerëz që kanë “zakone të këqija”.

“Për shumë italianë, vera e vitit 2023 ishte e lidhur me Shqipërinë: ikja nga brigjet kombëtare, shkaktoi rekordin historik të nisjeve verore drejt Tiranës. Një ‘pushtim’ që banorët vendas nuk mund të mos e vinte re. Megjithatë, jo gjithmonë me kënaqësi, pasi disa turistë duket se kanë sjellje të këqija: ky është rasti i një grupi prej katër italianësh që u larguan nga një restorant pa paguar faturën prej rreth 80 euro. Gjithçka ka ndodhur në Berat, një qytet historik në qendër të vendit. Sipas gazetave lokale tha pronari i restorantit, se nuk kishte bërë as përpjekjen më të vogël për t’i ndjekur”, shkruan media italiane.

Ky është rasti i një grupi turistësh italianë që pasi darkuan në restorant në Berat u larguan pa paguar një faturë prej 80 eurosh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po na konkurron me plazhet dhe çmimet"

RAI e Mediaset, emisione për Shqipërinë turistike


"Askush nuk kishte folur për Çamërinë në këtë nivel"

Fjalimi i Ramës në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta!

“Kush cënon uniformën e policisë do marrë përgjigjen më të ashpër ligjore”

Muhamet Rrumbullaku reagon për vrasjen e efektivit: Zotohem se do bëjmë gjithçka…

"'Meritë' e Ramës dhe politikanëve të tjerë ndër vite është se…"

Vizita e kryeministrit në Athinë/ Fatos Lubonja: Patriotizëm për shpërlarje!