MENU
klinika

Përjashton Zelensyn por fton Putinin në samit

Pse India po luan “pisët” me Rusinë dhe Ukrainën?

17.08.2023 - 12:28

India e Narendra Modi ka mbyllur derën për pjesëmarrjen e Volodymyr Zelensky si mysafir në G20 në Nju Delhi, të cilin vendi do ta presë në kryeqytetin e tij midis 9 dhe 10 shtator.

Dhe nga ky këndvështrim, vendi i nënkontinentit ka thyer një traditë de fakto.

Pse ky përjashtim? India nuk dëshiron që çështja e Ukrainës të shqetësojë diskutimet e forumit të njëzet ekonomive më të industrializuara në tokë, të cilat synon t’i mbajë të lidhura kryesisht me dosjet ekonomiko-financiare dhe bashkëpunimin zhvillimor.

Abhay Thakur, një nga sherpat indianë që po punon me diplomacinë ndërkombëtare për temat e samitit, deklaroi se “G20 nuk është forumi kryesor për çështjet gjeopolitike.

Ekziston një forum për të trajtuar këtë çështje, dhe nuk është G20”, tha ai duke iu referuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Besides China, Putin Has Another Potential De-dollarization Partner in Asia | Council on Foreign Relations

Nga ky këndvështrim, India ka një pozicion të qartë: temat e zhvillimit të qëndrueshëm, bashkëpunimit, rregullimit financiar dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike janë fokusi i vërtetë i G20 dhe çështjet mbi të cilat Nju Delhi ka ndërtuar axhendën e tij për presidencën e rradhës.

Nuk është rastësi që për një vend si India që dëshiron të renditet midis ekonomive kryesore të botës, prioriteti do të jetë vendosja e këtyre çështjeve themelore në qendër të samitit, duke shmangur që çështjet e konsideruara nga vendi si dytësore si kriza në Evropën Lindore, të marrin vëmendjen.

Sakaq, Rusia është ftuar edhe një herë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për ta larguar nga grupi ndërqeveritar. Moska pritet të marrë pjesë, por Putin thuhet se po e shqyrton nëse do të paraqitet personalisht.

Një listë formale e të ftuarve tregon se 8 shtete joanëtare janë ftuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financial Times/ "...nuk ka kthim prapa"

G20 miraton marrëveshjen globale të taksave

Nga Project Syndicate

Çfarë duhet të bëjë Evropa?