MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Ish-pjestari i “One Direction” shtrohet me urgjencë në spital!

26.08.2023 - 11:04

Ish-pjestari i grupit muzikorë “One Directon”, Liam Payne si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore ka anuluar turneun e tij të ardhshëm në Amerikën e Jugut.

Artisti është shtruar me urgjencë në spital pas një infeksion të rëndë në veshka.

Lajmin e tishtë e bëri të ditur vetë 29-vjeçari, teksa postoi një video në Instagram dhe iu kërkoi falje të gjithë fansave të tij.

“Me zemër të thyer më duhet t’iu them se më duhet të shtyjë turneun tim të ardhshëm në Amerikën e Jugut”, filloi këngëtari.

Ndërsa vazhdoi duke iu treguar fansave arsyen që ai mori këtë vendim të rëndësishëm : “Gjatë javës së kaluar kam qenë në spital me një infeksion të rëndë të veshkave, është diçka që nuk do ia dëshiroja askujt dhe mjekët më urdhëruan që tani më duhet të pushoj dhe të shërohem.

Isha shumë i emocionuar që erdha të luaja muzikë për ju. Për të gjithë ata që kanë blerë bileta: Më vjen shumë keq. Ne po punojmë për të ri-planifikuar turneun sa më shpejt që të jetë e mundur, por tani për tani do të rimbursojmë biletat, kështu që ju lutemi shikoni për përditësime te pika juaj e blerjes. Faleminderit si gjithmonë për dashurinë dhe mbështetjen, dhe mezi pres t’ju shoh së shpejti.”– tha Liam.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat