MENU
klinika

Rita dhe Dua

Shqiptaret sfidojnë njëra-tjetrën në “Brit Awards”

20.02.2019 - 18:05

Rita Ora dhe Dua Lipa janë në majat e muzikës botërore, ndërsa në një ceremoni madhështore të “Brit Awards”, dy këngëtaret me origjinë shqiptare do të jenë përballë njëra-tjetrës.

Pak ditë më parë, Dua arriti majat e karrierës së saj duke fituar dy trofe në Grammy, e tashmë do të kërkojë ta bëjë të njëjtën gjë edhe në këtë ngjarje të rëndësishme të muzikës.

Falling To Pieces-Rita Ora

Këtë herë, ajo do të ketë përballë një rivale të fortë, shqiptaren tjetër, Rita Ora. Dy këngëtaret konkurrojnë me njëra-tjetrën në të njëjtën kategori “British Video”.

Dua mbizotëron me 4 nominime ndërsa Rita Ora me 2 nominime. Rita është nominuar me këngën “For You” në bashkëpunim me Liam Payne dhe me ‘Let Me Love You’. Ndërsa Lipa me këngët ‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris dhe ‘IDGAF’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Grammy shkon për ta”

Dua Lipa: Të madhe më bëri Prishtina!