MENU
klinika

“Është më e lehtë të jesh vetëm”

Jennifer Aniston flet si rrallë herë për jetën e saj sentimentale

23.08.2023 - 11:05

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka folur për mënyrën sesi divorci i prindërve të saj ka ndikuar në marrëdhëniet e saj romantike gjatë gjithë jetës.

“Ka qenë gjithmonë pak e vështirë për mua në marrëdhënie, mendoj, sepse me të vërtetë isha disi e vetme”, tha Aniston për ‘The Wall Street Journal Magazine’.

“Prindërit e mi, duke parë marrëdhënien e familjes sime, nuk më bënë të mendoja: Oh, mezi pres ta bëj këtë”, vazhdoi ajo. “Nuk më pëlqeu ideja për të sakrifikuar atë që ishe apo atë që të duhej, kështu që nuk dija si ta bëja këtë. Ishte pothuajse më e lehtë të isha vetëm”.

Prindërit e Aniston, aktorët John Aniston dhe Nancy Doë, u divorcuan kur Aniston ishte 9 vjeç.

“Ka të bëjë vetëm për tju mos frikësuar për të thënë atë që ju nevojitet dhe çfarë dëshironi,” shtoi ylli i “The Morning Show”. “Dhe është ende një sfidë për mua në një marrëdhënie. Unë jam shumë e mirë në çdo punë tjetër që kam, dhe kjo është një lloj fushe që është pak ….“- ndërpreu aktorja.

Ylli i “Friends” u martua me Brad Pitt në vitin 2000 dhe u divorcua në 2005. Ajo ishte e martuar me Justin Theroux në 2015 dhe të dy u ndanë në 2017. Që atëherë, ajo ka qenë në një lidhje me Vince Vaughn dhe John Mayer.

Nëna e Aniston vdiq në vitin 2016. Babai i saj vdiq në 2022 ndërsa ajo po xhironte sezonin aktual të “The Morning Shoë”. Ai u infekrua me COVID dhe shëndeti i tij u përkeqësua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Yjet e Hollywood rikthehen bashkë

Brad Pitt harron Jolie, pushime në Itali me Aniston


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat