MENU
klinika

Ngre siparin Seria A

Kampionët e Napolit ndaj Frosinones, Interi pret Monzan

19.08.2023 - 16:36

Dy muaj e gjysmë pas ndeshjeve të fundit rinis Seria A, kampionati italian i futbollit. Sezoni i ri futbollistik 2023-2024 ngre sot siparin në orën 18:30 ku luhen dy ndeshje Frosinone-Napoli e Empoli-Verona ndërsa në mbrëmje në fushë zbret Interi që pret Monzën e Genoa luan ndaj Fiorentinës.

Kampionët në fuqi të Napolit luajnë vetëm 150 km larg shtëpisë së tyre ndaj Frosinones që është ngjitur mes më të mirëve këtë sezon. Trajneri i ri Garcia do të luajë me Raspadorin në vend të gjeorgjiant Kvara ndërsa në majën e sulmit do jetë Osimhen.Tekniku i napoletanëve Rudi Garcia thotë se skuadra është mes favoriteve për titullin por merkato e ka kushtëzuar punën e tij. Napoli zbret në fushë në 18 e 30.

Në mbrëmje Interi pret në një “San Siro” që do jetë i mbushur plot Monzën në derbin e Lombardisë. Blerjet e reja Sommer e Thuram do luajnë nga minuta e parë. Trajneri Simone Inzaghi thotë se skuadra ka ndryshuar shumë. Sipas tij ëndrra është titulli kampion ndërsa objektivi trofetë.
13 Qershor, 11:41

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga mbikërqyrja kibernetike tek seriali i animuar “The Simpsons”

10 parashikimet e shkrimtarëve futuristë, që sot janë vërtetuar

Aktori turk i përgjigjet shqip

Almeda i uron ditëlindjen Tolgahan-it