MENU
klinika

Aktori turk i përgjigjet shqip

Almeda i uron ditëlindjen Tolgahan-it

18.12.2022 - 12:31

Tolgahan Sayisman, bashkëshorti i miss-it shqiptar Almeda Abazi feston ditëlindjen, ku mbush 41 vjeç. Me një video të të dyve, Almeda i ka uruar ditëlindjen njeriut të zemrës.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime dhe babait më të mirë. Të duam”.

Tolgahan ka kthyer përgjigjen e tij në koment, në shqip. “Të dua shumë”, ka shkruar ai ndërsa komenti ka marrë qindra like nga ndjekësit.


Aktorët Tolgahan Sayışman dhe Almeda Abazi kanë qenë të ftuar më herët në “Zemër Luana”.

Aktori Sayışman ishte pjesë e një sfide në ring, ku iu përgjigj pyetjeve. Teksa luante rolin e boksierit në ring, ai u pyet për aktoren Hande Erçel. Të gjithë e njohim rolin e “Edës” në serialin “Dashuria është në ajër” që u transmetua në Tv Klan. Teksa doli fotoja e aktores Hande, Tolgahan tha se “ka një vend të veçantë në zemrën e tij”. Direkt Besi i thotë Almedës: “Moj Almeda do futesh në ring?!”

Por a u bë xheloze Almeda? Bukuroshja shqiptare nisi të qeshë dhe sigurisht që e merr me sportivitet këtë gjë pasi edhe vetë është pjesë e artit.

Mirëpo, përveç kësaj, Tolgahan iu përgjigj edhe disa pyetjeve për lidhjen e tij të dashurisë me Almedën.

Aktori i njohur ka treguar edhe momentin kur e kuptoi që Almeda ishte e duhura.

Almeda e pyeti: “Kur e kuptove që isha unë shpirti yt binjak”?

“Kur kemi ngrënë qofte”, u përgjigj.

Jo vetëm kaq por bukuroshja shqiptare luajti një tjetër lojë ku iu përgjigj disa pyetjeve në shtrat.

Ajo i nxori edhe një “sekret” bashkëshortit të saj.

Almeda u pyet nëse partnerit të saj ‘i del gjumi natën për të bërë dashuri?’.

Menjëherë ajo vuri buzën në gaz dhe ngriti jastëkun për të treguar se bashkëshorti i saj e bën një gjë të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mezi po presim të të njohim…"

Almeda Abazi shtatzënë për herë të dytë

Në javët e fundit të shtatzanisë

Almeda Abazi shpjegon kuptimin e emrit të djalit