MENU
klinika

3 punojës u pezulluan

Kanabisi në repartin e Zall Herrit, Balla: Jemi koordinuar me policinë ushtarake

06.08.2023 - 12:52

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se për kanabisin e asgjesuar në repartin ushtarak të Zall Herrit janë koordinuar me policinë ushtarake. Duke folur për mediat, Balla theksoi se kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë rezultate të mira në megaoperacionin kundër kanabisit.

“Dua t’ju bëj me dije se në rastin e operacionit që ne kemi ndërmarrë kundër kultivimit të lëndëve narkotike, rasti në fjali kemi pasur bashkëpunim edhe me policinë ushtarake. Në atë koordinatë kemi vepruar të dyja edhe policia e shtetit dhe edhe policia ushtarake. Kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi rezultate të mira në këtë megaoperacion ku janë përfshirë 6000 forca të policisë së shtetit edhe policia ushtarake. Puna vazhdon”, tha Balla.

Për kanabisin e zbuluar në Zall Herr u arrestuan 3 punonjës të repartit ushtarak dhe u proceduan 4 të tjerë, e deri në përfundimin e hetimeve të gjithë janë të pezulluar nga detyra.