MENU
klinika

Paralizohet qarkullimi i mjeteve

Përplasen 4 makina në autostradën Tiranë-Durrës

14.08.2023 - 11:54

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar paralizim të lëvizjes në këtë aks dhe radhë kilometrike nga Vora në drejtim të Maminasit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ka vetëm dëme materiale.