MENU
klinika

Eksperti zbardh prapaskenat

Kë “po kërcënon” Macron, Kosovën apo Serbinë?

29.08.2023 - 12:12

Emilio Çika eksperti i çështjeve ndërkombëtare ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur ndër të tjerat edhe për deklaratën e presidentit Francez, i cili tha në një deklaratë gjatë ditës së hënë që Kosova dhe Serbia duhet të tregohen më të përgjegjshëm.

Çika tha se presidenti Francez edhe për shkak se është bashkautor i planit franko-gjerman, ka përdorur një gjuhë më të ashpër ndaj dy vendeve se vende të tjera të BE-së.

Sipas Çikës këto deklarata rëndojnë më tepër pozitën e Kosovës, e cila për momentin është nën efektin e sanksioneve të BE-së.

“Zoti Macron ka qenë më i drejtpërdrejtë kundrejt Serbisë dhe Kosovës, qoftë për presionin në lidhje me fondet europiane për edhe në lidhje me lëvizjen e lirë. Propozimi i fundit që është në tryezën e dy shteteve është ai franko-gjerman.

Në këtë aspekt si bashkautor dhe propozues, zoti Macron, mori përsipër të përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë, të ashpër, ndoshta dhe jo diplomatike kundrejt Kosovës, por edhe ndaj Serbisë. Për fat të keq situata shkon më tepër në dëm të Kosovës, e cila është nën efektin e sanksioneve të Bashkimit Europian”,-tha Emilio Çika.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë”

Situata në Kosovë/ Çfarë po paralajmëron Vuçiç?