MENU
klinika

Shok skuadre me lojtarin tjetër shqiptar

Keidi Bare drejt transferimit në La Liga

17.08.2023 - 14:12

Keidi Bare mund të mos qendrojë gjatë në La Liga 2.

Mesfushori shqiptar nuk është i pashitshëm për Espanjolin dhe po shqyrtojnë ofertat që kanë mbërritur për të. Mësohet se Rajo Vajekano po negocion për të blerë kartonin e lojtarit të Kombëtares kuqezi.

“Radio Marca” ka bërë me dije se palët janë afër një marrëveshjeje që kap shifrën e 1.5 milionë eurove.

Keidi Bare do të kthehej kështu sërish në La Liga, ku do të gjente si shok skuadre një tjetër shqiptar, Ivan Balliun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN