“Big Brother VIP” u transmetua vitin e kaluar për herë të parë në Kosovë dhe u përqafua menjëherë nga ndjekësit.
Siç është bërë me dije programi do vijë edhe këtë vit me edicionin e dytë.
Ndonëse, nuk ka ende një datë zyrtare se kur do nisë, “Telegrafi”, raporton se data e fillimit të reality show-t, ose të paktën data që është përcaktuar tani është 2 tetori, dita e hënë, që do të thotë njësoj si vitin e shkuar, edhe këtë vit Prime-t, do mund t’i shohim, të hënën dhe të premten.
Po ashtu raportohet se dy prej banorëve do të jenë Valon Syla, gazetar mjaft i njohur i cili njihet si analist i çështjeve politike, dhe këngëtarja Arta Kabashi, motra e Ana Kabashit, konkurrente e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Kosova’.
Deri tani janë konfirmuar vetëm moderatorët e spektaklit që do jenë sërish Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.