Policia ka ekzekutuar sot 8 urdhër-arreste të dhëna nga gjykata për zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë si dhe anëtarë të komisionit të tenderit për dhënien e koncesionit të sterilizimit, firmosur në 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëronte Investital LLC- një kompani e themeluar nga Ilir Rrapaj.
Burime për gazetaren e Report Tv Keti Banushi bëjnë me dije se është arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj për të cilin është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ si dhe biznesmeni që fitoi tenderin me vlerë 100 milionë euro Ilir Rrapaj, për të cilin po ashtu është caktuar masa ‘arrest me burg’.
Në masën ‘Arrest shtëpie’ është lënë Saimir Kadiu drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë. Detyrim paraqitje për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Burazeri dhe Pertef Mersini, të cilët akuzohen për ‘Falsifikim dhe shpërdorim detyre’.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se Rrapaj nuk ishte paraqitur për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë çëshjte, për këtë arsye është bërë ndalimi i tij nga polica dhe pritet të sillet në SPAK ku do t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve në lidhje me këtë çështje.
Hetimi për koncesionin e sterizlimit ka nisur në vitin 2020, dhe ishte padia e parë që u depozitua në SPAK, fill pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme.
Lajmi në përditësim…
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Të Fundit
Ora 09:23
Koncensioni i sterilizimit, detyrim paraqitje për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata
1692257052_arbengjata2gigapixelstandardwidth4500px.jpg
Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata është një ndër të 8 emrat e urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK për koncensionin e sterilizimit. Ndaj tij është caktuar masa detyrim paraqitje.