MENU
klinika

Emrat që përfliten për secilën parti

Kukësi përgatitet për zgjedhjet e reja

22.08.2023 - 14:05

Në zbatim të Kodit Zgjedhor edhe afateve të përcaktuara nga KQZ ka nisur puna për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në Kukës.

Për këto zgjedhje forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për t’u regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore.

Ndërsa kandidatët jo më vonë se data 8 shtator ndërkohë që në Kukës kanë filluar të përfliten emrat e mundshëm për kandidat nga PS, Rithemelimi e PD zyrtare.

Për PS Kukës, kandidatura më bindëse është ajo e ekonomistit Albert Halilaj, i cili mban postin e prefektit në Qarkun Kukës.

Sakaq, Rithemelimi në Kukës ka filluar marrjen e propozimeve të kandidataëve nga grup seksionet për zhvillimin e Primareve.

Në mesin e kandidatëve për Primaret Admir Sinamati, Arif Rexhmati, Uran Cengu, Gëzim Shehu, Emri Vata etj, Admit Sinamati kandidoi në zgjedhjet e 14 majit përball Safet Gjicit.

Në anën tjetër PD zyrtare flitet kreu i PD-së zyrtare në Kukës, Arif Rexhmati, e njëjta degë që kërkon një kandidat përbashkues.

Risia e kampit opozitar këtë herë është emri i Arif Rexhmatit, emer i cili është edhe tek Prinaret e rithemelimit por edhe tek PD-zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN