MENU
klinika

"Janë 15-20 mijë punëtorë..."

Kultivimi i kanabisit, eksperti Karamuço zbulon skenarët

29.08.2023 - 10:50

I ftuar në “Zona Zero”, eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur në lidhje me operacionet e njëpasnjëshme për kapjen dhe asgjësimin e parcelave me kanabis në vend.

Ai tha se deri më tani Policia nuk ka mundur që të kapë “kokat” e këtyre organizimeve të kultivimit të kanabisit, por vetëm punëtorët.

“Nuk shkohet më pa një burim informacioni të besueshëm për të kapur vetëm ata që po punojnë në parcela, dhe mos të kapësh organizatorët. Deri tani e kemi shumë problem për arrestimin e financuesve dhe organizatorëve të këtyre grupeve që merren me kultivimin e kanabisit. Jemi marrë vetëm me punëtorët, atëherë vetëm do ndryshohen parcelat dhe organanizatorët do të jenë me telefona në dorë, e s’do të preken asnjëherë”, tha Karamuço.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti i kriminalistikës: Arkitektit të e-Albanias i duhet grisur diploma

“Hakerat kanë vjedhur sekrete që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare”