MENU
klinika

"Nuk do të sjellë risi"

Kuvendi Kombëtar i PD, Minxhozi: Pesimist për rikthimin e Bashës

29.08.2023 - 20:38

Analisti Skënder Minxhozi tha se nuk pret asgjë të re nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, që do të mbahet më 4 shtator.

Minxhozi u shpreh gjithashtu se është pesimist për rikthimin e Bashës në krye të partisë. Sipas tij, Bashës i duhet ‘të shpikë rrotën’ që të sjellë ndryshime.

“Ka kohë që nuk pres diçka nga Partia Demokratike zyrtare, futem tek personat që janë thellësisht pesimist për këtë rikthim të Lulzim Bashës në parti, por edhe për vetë performancën e partisë në kushtet kur asaj i duhet të luftojë, jo më për qeverinë si dikur kur Basha ishte kryetar, por tashmë do të luftojë edhe brenda opozitës, me foltoren, me Ilir Metën. Lufta e Lulzim Bashës është komplikuar dukshëm që në momentin që ai la godinën e SHQUP-it. Një pjesë e madhe e partisë, që identifikohet me Sali Berishën, ka provokuar një çarje të thellë me partinë zyrtare dhe i ka marrë shumicën e votave, 500 mijë kundrejt 40 mijë në zgjedhjet e fundit.

Është një luftë aktualisht e pabarabartë. Lulzim Bashës i duhet të shpikë rrotën nga e para, në mënyrë që të kapë terrenin e humbur. Jam pesimist që ai mund të bëjë diçka të tillë”, tha ai.