MENU
klinika

Prapaskenat e bujshme nga samiti i BRICS

“Lamtumirë dollarit”, Rusia dhe Kina zbardhin planin e shekullit

25.08.2023 - 09:00

Liderët e vendeve në zhvillim, të cilët përfaqësojnë interesat e pothuajse gjysmës së popullsisë së botës dhe një të katërtën e ekonomisë globale, janë mbledhur këto ditë në qytetin e Afrikës së Jugut të Johanesburgut në samitin e BRICS dhe temat që iu janë kushtojnë më shumë vëmendje, janë çështja e zgjerimit të anëtarësimit në platformë dhe ulja e varësisë nga dollari në tregun financiar botëror. Mes të ftuarve janë edhe presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, homologu i tij indian Narendra Modi dhe lideri kinez Xi Jinping. Është pothuajse po aq e rëndësishme të theksohet se kush nuk ishte aty; Vladimir Putin. Pse? Për shkak se presidenti rus mund të arrestohej pikërisht aty.

Shqetësimi i Perëndimit

Vendet perëndimore po e ndjekin samitin e këtij viti të BRICS me shumë interes, sepse janë të vetëdijshëm se Kina dhe Rusia po përdorin çdo mundësi për të forcuar ndjenjën “antiperëndimore” midis vendeve në zhvillim. Pikërisht për këtë presidenti Ramaphosa u përpoq të largonte dyshimet përmes një fjalimi televiziv. “Detyra kryesore e këtij samiti është gjetja e zgjidhjeve konstruktive për përmirësimin e bashkëpunimit tonë ekonomik. Vendet tona nuk duan të detyrohen të zgjedhin anë në një botë gjithnjë e më të polarizuar”, tha ai. BRICS është një platformë e themeluar në vitin 2009 me detyrën kryesore fuqizimin ekonomik të vendeve në zhvillim; Brazili, Rusia, India dhe Kina. Një vit më vonë, Republika e Afrikës së Jugut iu bashkua aleancës. Megjithatë, duke qenë se anëtarët nuk kanë pasur asnjëherë vlera, ideologji apo sisteme politike të njëjta, bashkëpunimi i tyre i deritanishëm nuk ka shkuar përtej atij ekonomik.

Plani i Rusisë dhe Kinës

Kina është përpjekur në mënyrë delikate të zgjerojë tentakulat e ndikimit të saj në mbarë botën përmes projekteve ekonomike për vite me radhë dhe që nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili çoi në izolimin global të Moskës dhe, si rezultat, në forcimin e partneritetit Kinë-Rusi. Dhe kështu edhe BRICS, i konceptuar fillimisht si një platformë gjeo-ekonomike, filloi t’u rezistojë presioneve gjeopolitike me vështirësi në rritje, të cilat këtë herë janë veçanërisht të dukshme në çështjen e pranimit të anëtarëve të rinj. Edhe sot e kësaj dite, aleanca ka një çështje të pazgjidhur për pranimin e anëtarëve të rinj, dhe për shkak të suksesit që ka arritur BRICS në 14 vitet e ekzistencës së saj, më shumë se 20 anëtarë kanë shprehur hapur interesimin e tyre për t’iu bashkuar platformës. Siç pritej, Rusia dhe Kina insistojnë në zgjerimin e anëtarësimit. Moska tashmë po i ofron me gatishmëri BRICS kandidatët e parë që duhet t’i bashkohen aleancës sa më shpejt të jetë e mundur; Bjellorusia, Irani dhe Venezuela. “Rastësia” është se të tre vendet janë aleatë të mëdhenj të regjimit të Putinit në fushatën e tij kundër Ukrainës. Kina, nga ana tjetër, dëshiron të zgjerojë BRICS me vende më të vogla ku ka projekte strategjike. Kjo do t’u jepte kukullave të Moskës dhe Kinës të forconin ndikimin e tyre, të cilin India, Brazili dhe Afrika e Jugut e njohin, kështu që ata përpiqen të ngadalësojnë të gjithë procesin.

“Kali i Trojës i Perëndimit”

“Kina dhe Rusia gjithnjë e më qartë duan të diktojnë ritmin dhe drejtimin e kësaj platforme, të cilën Modi e di mirë dhe nuk dëshiron t’u japë atyre shumë hapësirë ??për manovrim”, pohon Prof. Harsh Pant, një ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në Fondacionin Kërkimor Observer, i cili është i bindur se Nju Delhi do të jetë, në fakt, “kali i Trojës” i Perëndimit gjatë konferencës së këtij viti. India, natyrisht, ka interesin e saj për këtë. Ajo ka një mosmarrëveshje të hapur territoriale me Kinën, ndërsa me Rusinë ka një problem në rritje me dërgimin e pajisjeve ushtarake të kontraktuara dhe të paguara, për këtë arsye ka filloi t’i drejtohej SHBA, me të cilën pranon të bashkëpunojë në fushën e mbrojtjes. Pikërisht për këtë arsye nuk ka shumë gjasa që çështja e anëtarëve të rinj të zgjidhet këtë vit. Megjithatë, konsensusi mund të arrihet më me sukses në çështjen e reduktimit të varësisë nga dollari me qëllim të promovimit të një sistemi financiar shumë-valutësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Adrian Civici: Ashpërsimi i “Luftës së monedhave”

Dollari, euro, yan-i, përballë një ndeshje të madhe