MENU
klinika

Ja arsyeja

Shtohen lëvizjet e trupave dhe automjeteve të KFOR në Kosovë

16.08.2023 - 10:34

KFOR ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës për shkak të stërvitjeve që do të mbahen.

Në njoftimin për media thuhet se ushtrimet do të mbahen në atë mënyrë që të ndikimi tek qytetarët të jetë minimal, si vonesa në trafik.Pagesat e taksës së ndërtesës për bizneset në Tiranë do rriten deri në 91%, detyrime edhe për pronarët e garazheve dhe bodrumeve
“…Do të kryhen gjithashtu ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i trajnimit dhe gatishmërisë së të gjitha njësive në terren.

Ndërsa këto ushtrime do të kryhen në mënyrë të tillë që të minimizohet çdo ndërprerje apo ndikim në popullatën lokale, por është e mundur që të ndodhin vonesa në rrjedhën e trafikut dhe shihen lëvizjet e ushtarëve.