MENU
klinika

Dikur nuk i përmendej as emri...

Mediat greke “njohin” kryeministrin, flamurin dhe territorin e Kosovës

29.08.2023 - 17:26

Para disa ditësh në Athinë u mbajtë një darkë informale me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Vëmendje tërhoqi se në këtë darkë ishte i ftuar kryeministri Albin Kurti dhe pse Greqia është një ndër 5 vendet e Bashkimit Europian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Edhe pse Greqia nuk e njeh Kosovën, duket se marrëdhëniet mes dy shteteve po përmirësohen, këtë e konstaton dhe lektori në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politikat Evropiane në Universitetin e Birmingham në Britani, George Kyris.

Ai ka postuar një foto, ku shihet një gazetë kreke që ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku po ashtu në artikull shfaqet flamuri dhe territori i saj ndarë nga Serbia.

E teksa ndan këto foto Kyris shkruan se vite më nuk kishe mundësi të shihje emrin e kryëeministrir, flamurin apo territorin e Kosovës në një media greke, teksa shkruan: “nuk jam i sigurt se sa larg është njohja e plotë”.

“Gjërat ndryshojnë dhe mendoj se jemi në pikën pa kthim, megjithëse nuk jam i sigurt se sa larg është njohja e plotë: Disa vite më parë, nuk do të shihja një fletë të madhe greke që të shtypte emrin, kryeministrin, flamurin dhe territorin e # Kosovës”, shkruan George Kyris në një postim në “twitter”.

Intervista e Kurtiti në media greke, shfaqet territori dhe flamuri i Kosovës/ © Credits twitter.com/GeorgeKyris

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Osmanin dhe Kurtin i quan “skifterë të mëdhenj”

Kërcënon Vuçiç: Do e shihni sa vende do e tërheqin njohjen