MENU
klinika

Rindërtimi i shkollave

Mijëra nxënës në Durrës sërish mësim me turne

30.08.2023 - 16:26

Mijëra nxënës të shkollave 9-vjecarë,të mesme dhe fëmijë të kopshteve për të katërtin vit radhazi, do të vijojnë procesin mësimor dhe edukativ në objekte pritëse, pasi shkollat dhe kopshtet kukanë qenë u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, 10 objekte janë ende në proces ndërtimi ndërsa për dy ende nuk kanë filluar punimet.

Të gjitha këto shkolla janë pjesë e projektit te BE për shkollat. Programi i BE për shkollat mori përsipër rindërtimin e 18 objekteve arsimore në Bashkinë e Durrësit, ku mësonin 7229 nxënës.

Sipas zyrës së shtypit të UNDP në vendin tonë, procesi vijon sipas të gjitha rregullave dhe procedurave përfshi edhe konsultimin publik me mësues, nxënës, përfaqësues të komunitetit dhe të Bashkisë Durrës, ç’ka e bën procesin më të ngadaltë.

Gjithsesi UNDP, ka deklaruar se korriku i vitit të ardhshëm afati i përfundimit të rikonstruksionit apo rindërtimit të shkollave që janë marrë përsipër nga Programi i BE në Bashkinë e Durrësit.
Viti arsimor, 2024-2025, pritet të jetë viti i parë ku të gjithë nxënësit e arsimit para universitar në Bashkinë e Durrësit do të bëjnë procesin mësimor në shkollat e tyre./A2