MENU
klinika

Si paraqitet situata në Elbasan?

Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në vend

28.08.2023 - 10:19

Shuhen të gjitha vatrat zjarrit në vend. Ministri Niko Peleshi ka bërë me dije se aktualisht nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.

Lidhur me zjarrin që përfshiu fushën e plehrave në Elbasan. ministri Peleshi theksoi se pas angazhimit maksimal, zjarri u shua plotësisht duke theksuar se situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të bashkisë së këtij qyteti.

REAGIMI:

Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar dhe aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta.

Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar.

Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti. Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë.