MENU
klinika

15 vatra në të gjithë vendin

Ministria e Mbrojtjes: Vihet nën kontroll zjarri në mbeturinat e Elbasanit

27.08.2023 - 11:59

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se janë shuar 15 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit, ndërkohë që punohet për fikjen e 2 që janë aktive.

Në fshatin Krastë të Fushë-Krujës, situata në zjarri mbi një sipërfaqe me pisha është vënë nën kontroll. Gjithashtu, forcat e emergjencës civile po punojnë për kapsulimin e vatrave të zjarrit me përmasa të mëdha, i cili filloi pasditen e së shtunës në vendgrumbullimin e mbeturinave në Elbasan

Mësohet se 71 forca të emergjencës civile dhe efektivë të Forcave të Armatosura kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit. Gjithashtu, 16 mjete zjarrëfikëse dhe 10 mjete ndihmëse i janë bashkuar operacionit duke përmirësuar situatën e krijuar nga temperaturat e larta që janë krijuar nga djegia e mbeturinave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Zjarri në Dukat rrezikshmëri për Llogaranë”

Ministria e Mbrojtjes: Ja vatrat aktive në vend

“42 efektivë të FA dhe 30 forca zjarrëfikëse”

Bilanci/ Ministria e Mbrojtjes: Tjetër vatër në Malin e Tërbunit!

15 vatra zjarri aktive në të gjithë Shqipërinë

Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve për kujdes