MENU
klinika

Rama: Paçim fat!

Naftë në Shpirag/ “Përpjekjes 10-vjeçare po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës”

22.08.2023 - 14:28

Kryeministri Edi Rama sot ishte në Shpirag, aty ku prej vitesh po punohet për gjetjen e naftës dhe gazit. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë tha se kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës.

Po ashtu Rama shkruan se po punohet paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë.

“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë.

Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nisin punimet për Parkun e Karavastasë

Rama: Këtu mbaron edhe i gjithë tensioni i Braçes