01.08.2023 - 09:44
Njerëzimi në përgjithësi ka qenë familjar me problemin e gurëve në veshka që në lashtësi. Simptomat e kësaj sëmundjeve në fillim janë të heshtura, por nëse një gur lëviz, dhimbjet do të jenë të mëdha.
Prandaj është e rëndësishme që të konsultoheni me një doktor sidomos nëse ju:
- Nuk pini shumë ujë
- Keni të afërm që kanë vuajtur nga gurët në veshka
- Merrni shumë kripë, sheqer dhe proteina nga ushqimet që konsmoni
- Merrni vitaminë D dhe shtojca të kalciumit
- Jeni mbipeshë
Disa sinjale që tregojnë se mund të keni gurë në veshka:
- Dhimbje gjatë urinimit dhe në zonën e veshkave
- Ndryshime në ngjyrën e urinës
- Ndjesi të shpeshta për të vjella
- Ndiheni shpesh i dobët dhe i lodhur
- Keni të dridhura dhe ethe