MENU
klinika

Ja përse

Nëse keni pasur një iPhone para këtij viti, Apple do t’ju paguajë!

18.08.2023 - 14:11

Disaa milionë përdorues të iPhone-ve të para 2018-ës do të marrin nga Apple një pagesë deri në 500 milionë dollarë. Shkak është padia e ‘batterygate’, e cila akuzoi kompaninë për frenim të fshehtë të modeleve të vjetra të iPhone. Përditësimi në vitin 2017 i iOS 10.2.1 i Apple ndryshoi performancën e iPhone-ve të vjetër me bateri të konsumuara.

Këto pagesa do t’u shkojnë përdoruesve të prekur që paraqitën pretendime kundër gjigantit të teknologjisë në vitin 2020 për një problem që u bë i njohur si “batterigate”. Apple u akuzua dhe u dënua për “mbytje të softuerit”, duke iu referuar përditësimeve të iOS të cilat u krijuan qëllimisht për të ngadalësuar performancën e përgjithshme të iPhone-ve.

Apple pretendon se arsyeja për këtë nuk ishte për të mashtruar klientët, por për të zgjatur jetëgjatësinë e pajisjeve të tyre. Pagesat do t’u shpërndahen njerëzve që kanë paraqitur kërkesa përpara afatit të tetorit 2020 dhe kanë në pronësi një nga këta telefona:

iPhone 6, 6 Plus, 6S Plus dhe/ose pajisje SE që përdorte iOS 10.2.1 ose më vonë përpara datës 21 dhjetor 2017
iPhone 7 ose 7Plus që funksiononte iOS 11.2 ose më vonë përpara datës 21 dhjetor 2017

Rreth 3 milionë njerëz u paraqitën dhe u miratuan, raportoi Verge, dhe pagesat e pritshme janë rreth 65 dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ky opsion ngadalëson ritmin e 'plakjes'

Bateria e iPhone bie shpejt? Apple gjen zgjidhjen e zgjuar!