MENU
klinika

Vuçiç për sanksionet e SHBA ndaj Vulin

“Një problem serioz dhe kjo nuk përfundon brenda natës”

04.08.2023 - 11:46

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se sanksionet amerikane ndaj kreut të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandër Vulin dhe zyrtarëve të Republika Srpska janë problem shumë serioz dhe paraqesin presione të mëdha financiare dhe ekonomike.

“Ju kujtoj se para kësaj, sanksione kishte edhe ndaj liderëve të serbëve nga veriu i Kosovës pasi është duhur ata të kriminalizohen për t’i hapur rrugë Kurtit për të gjitha veprimet antiserbe në veri të Kosovës. Pastaj kjo u bë me presidentin e RS, Dodikun dhe më pas me Vulinin”, ka thënë ai.

Ndër të tjera në mediat serbe thuhet se Vuçiç është shprehur se ato nuk ndalet brenda natës.

“Ka edhe presione të mëdha financiare, ekonomike ndërsa njerëzit presin të marrin gjithçka që u takon dhe nuk iu intereson shumë se çfarë dhe sa presion ka. A është e lehtë, sigurisht jo. Dhe a kemi gjë tjetër, të heqim dorë nga Serbia, të heqim dorë nga Srpska?”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se Vulini gjendet në listën amerikane të njerëzve të sanksionuar ndërsa SHBA-të po e akuzon për përfshirje në “krimin e organizuar, tregtinë e narkotikëve” dhe Rusisë i ofroi “një platformë për ndikim të mëtejshëm malinj në rajon”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të zëvendësohet nga udhëheqja e BIA-s?

Vuçiç: Sanksionet ndaj Vulinit janë përgjegjësi e imja

“Afrimi i Ramës me Vuçiçin nuk është ‘i shëndetshëm’”

Ligjëruesi amerikan: S’mund të jesh një partner perëndimor…