MENU
klinika

Pas Tiranës

Një tjetër qytet kufizon numrin e mjeteve të transportit publik

03.08.2023 - 16:57

Vendimi i Bashkisë se Durrësit për kufizimin e qarkullimit të mjeteve te transportit të mallrave, furgonave të shërbimit, si dhe të gjitha mjeteve të tjera të transportit ka futur ne kolaps distributorët e bizneseve.

Kufizimi që nisi në fillim të gushtit do të vijojë deri më 15 shtator dhe aplikohet që prej orës 8 te mëngjesit deri ne 23:00 në akset rrugore të qytetit të Durrësit.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ne Durrës thotë se shpërndarja e mallrave thuajse është pezulluar këto dy ditë, për shkak se bizneset janë gjetur të papërgatitur dhe nuk janë njoftuar më parë nga autoritetet vendore.

Për të zgjidhur këtë ngërç, Dhoma e Tregtisë do t’i drejtohet bashkisë me propozime konkrete për të ndryshuar fashën orare të kufizimit të qarkullimit të mjeteve.

Duke nisur nga data 1 gusht, Bashkia e Durrësit ndërmori hapa konkrete për të lehtësuar trafikun në qytet dhe për të kthyer në pedonale një nga bulevardet më të rëndësishëm të qytetit. Bashkia bllokoi qarkullimin dhe parkimin e mjeteve në bulevardin “Epidamn”, përgjatë fashës orare 19.00 – 23.00, si dhe kufizoi qarkullimin e mjeteve të transportit të mallrave në akset kryesore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Plas sherri te Zjarrfikësja në Kavajë

Zjarrfikësi plagos me thikë dy kolegët e tij

Merret nën hetim shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese