MENU
klinika

Largohen nga godinat e komunave edhe një pjesë tjetër e policisë së Kosovës

Normalizohet situata në Veri/ Çfarë pritet të ndodhë nga nesër

03.08.2023 - 15:45

Nga nesër do të nisë zvogëlimi i pranisë së Policisë së Kosovës rreth objekteve komunale në veri të Kosovës. Kjo do të çojë në 50 për qind më pak të Policisë.

Vlerësimi eshte bere nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, te cilet përmes një komunikate për media bene te ditur se nga ky takim i mbajtur është vlerësuar se situata në veri është e mirë.

“Policia e Kosovës në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore në interes të sigurisë publike në vend, si dhe me qëllim të zbatimit të dakordimeve të arritura në Bratisllavë me 10 korrik 2023, në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, saktësisht hapit dy të këtij dakordimi, me këtë rast është mbajtur takimi punues mes Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për vlerësim të situatës së sigurisë, në dhe përreth ndërtesave komunale të komunave veriore. Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë. Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kufijtë e Kosovës "mollë sherri"

Hoveniervbën me “dhimbje koke” Beogradin


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin