MENU
klinika

Zbulon planet e saj për të ardhmen

“Nuk do të kthehem në Zelandë”/ Vesa Luma i rikthehet muzikës?

06.08.2023 - 11:12

Prej vitesh tashmë Vesa Luma ka qenë pak ose aspak aktive në muzikë, me shkëputjen e saj që ka ardhur si pasojë e zhvendosjes me familjen në Zelandën e Re.

Megjithatë prej pak kohësh Vesa është rikthyer në vendin e saj, më saktë mes Shqipërisë dhe Kosovës, e duket se artistja nuk do të largohet më, madje do t’i rikthehet asaj që di të bëjë më mirë, muzikës.

Këtë këngëtarja e ka pranuar në një prej intervistave të fundit, teksa shijon pushimet në Shqipëri me partnerin, Big Basta dhe djalin e tyre, ku ka paralajmëruar këngë të reja dhe një rikthim “të fuqishëm” nê treg.

“E kam një lajm të mirë, nuk do të kthehem mbrapsht në Zelandë, se kam përshtypjen se kemi nevojë për më shumë hite, hite që qëndrojnë gjatë, kështu që kam reflektuar, kam ardhur në përfundim që i duhem këtij vendi, apo jo?”- ka thënë Vesa ndër të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kam dashur të ndryshoj fizikisht"

Rrëfehet Vesa Luma për familjen dhe veten