MENU
klinika

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK

Paralajmëron ekspertja e ekonomisë: Do ketë arrestime të tjera!

02.08.2023 - 17:14

Ish-drejtoresha e Tatimeve, njëherësh ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur sot lidhur me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës dhe kompanisë “Integrated Energy”, nga SPAK ditën e djeshme.

Shehaj e ftuar në News24, ka paralajmëruar se pas sekuestrimit të inceneraorit do të ketë shumë arrestime.

Ekspertja e ka konsideruar këtë vendim të SPAK si një veprim i vonuar, por megjithatë sipas saj është në rrugën e duhur.

“Veprimi ka qenë i vonuar, por SPAK po bën punën e duhur. Jo se jam fort e kënaqur me këtë gjë, është një hap fillestar shumë i mirë. Për herë të parë Dumani (kreu i SPAK) pati kurajon për të marrë dokumente zyrtare nga gazetarë për këtë çështje. Do ketë arrestime të tjera, pasi e shoh të paevitueshme. Ministrja Ibrahimaj ka bllokuar kontrollet për të mos arritur te Zoto.

Sido të vijë logjika e vijës hetimore, është e logjikshme dhe e paevitueshme që kjo dosje të zbardhet deri në fund. Nuk ka gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi që nuk po hetohet vetëm nga SPAK por edhe kompani të lidhur si në Bullgari, Maltë. Sekuestrimi është i mirë pasi menaxhimin e merr shteti.

Është një histori shumë e madhe për t’u mbyllur, por administratori që do e pranojë detyrën, uroj mos jetë një Farudin nr.2. Deri më tani po më pëlqen Dumani dhe veprimet që ka bërë, pasi po shoh diçka pozitive. Mendoj se njerëzit janë lodhur aq shumë saqë s’ka më skandal që përbën skandal”, u shpreh Shehaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj"

“Jepi SPAK”, Kryemadhi reagon pas sekuestrimit të Inceneratorit të Tiranës


"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë