MENU
klinika

Ja çfarë do t'i bëjë bashkë

Rama dhe Kurti takohen së shpejti në Slloveni

19.08.2023 - 15:08

Kryeministri Edi Rama do të shkojë në Slloveni në datat 28-29 gusht ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bled. Praninë e tij në këtë Forum e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Të dy kryeministrat do të mbajnë fjalën e tyre në panelet e Forumit dy ditor që zhvillohet në qytezën turistike pranë liqenit të Bledit.

Prezenca e të dy liderëve në këtë Forum me shumë gjasë do të mundësojë një takim të parë mes Ramës dhe Kurtit, që pas ftohjes së marrëdhënieve që erdhi si pasojë e anulimit të mbledhjes së dy qeverive, e cila ishte planifikuar që të mbahej në qershor, në Gjakovë. Në këtë mbledhje dy qeveritë do të firmosnin 13 marrëveshjet e përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Kurti e konsideroi vendimin e kryeministrit Rama për anulimin e mbledhjes, si të paarsyeshëm.

Kujtojmë se më 17 Korrik Kurti e refuzoi për herë të dytë takimin me Ramën teksa Kryeministri ynë mblodhi në një takim informal krerët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë.Ndërkohë kryeministri Kurti në po të njëjtën ditë u shfaq në një simpozum të një shoqate jo qeveritare në ishullin e Kretës, Greqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN