MENU
klinika

"Janë shuar në kohë"

Peleshi: Ja sa vatra zjarri u raportuan për dy javë

17.08.2023 - 12:31

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë billancin e zjarrëve gjatë muajit gusht.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se 95 vatra zjarri janë raportuar gjatë dy javëve të para të muajit gusht.

Ai thotë se zjarret janë shuar në kohë falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin.

“95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin.

Përmirësimi i sistemit të reagimit ka bërë të mundur që asnjë nga këto vatra të mos marrë përmasa të parikuperueshme. Rreth 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik. Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit”, shkruan Peleshi në postimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Respekt për ushtarakët dhe zjarrfikësve për aktet e tyre heroike"

Situata me zjarret, Yuri Kim: Populli amerikan është në krahun tuaj

“Mbi 200 forca për të shuar zjarret në Vlorë”

Peleshi: Shtetet fqinje por nuk mund të na përgjigjen