MENU
klinika

“Krenari e privilegj që FA…”

Peleshi: Nga sot Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore

31.08.2023 - 21:07

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ne nje postim ne rrjetin social njofton se nga sot Shqiperia merr drejtimin e brigades juglindore per nje mandat tre vjecar.

Peleshi ben me dije, si gjeneral Brigade Bilbil Bitri, do te kete komandant i brigades, te disk=lokuar ne Kumanove te Maqedonise se Veriut.

“Nga sot Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore #SEEBRIG për herë të dytë si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore #SEDM. Krenari dhe privilegj që Forcat tona të Armatosura janë vlerësuar në mënyrën më dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të jetë për një mandat tre-vjeçar Komandant i Brigadës së Europës Lindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

Suksese të përzemërta për gjeneral Bitrin, në këtë rrugëtim sfidues! Shpresëplotë që ai do vazhdojë të bëjë krenar vendin tonë dhe të përfaqësojë me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. #WeAreNato”, shkruan Niko Peleshi.