MENU
klinika

"Sekreti"

Për t’u kthyer më të lumtur nga pushimet ndiqni këto rregulla!

02.08.2023 - 14:34

Për t’u kthyer më i lumtur dhe më i relaksuar nga pushimet, nuk mjafton vetëm të largohesh dhe të udhëtosh. Sekreti është të përjetoni pushimet duke u rikthyer në kontakt me veten. Lëreni teknologjinë në shtëpi sepse nuk do t’ju nevojiten PC-të, tabletët apo orët inteligjente gjatë pushimeve. Është e vështirë të bësh pa smartfonin, por nëse vërtet dëshiron të rigjenerosh veten, duhet ta përdorësh të kufizuar.

Nëse ia jepni vetes këtë mundësi, pushimet tuaja të ardhshme do t’i përjetoni me më shumë qetësi. Shiko sa më pak orën. Hani kur jeni të uritur dhe mos shikoni kohën, notoni për aq kohë sa të keni dëshirë, riaktivizoni shqisat tuaja falë detit, maleve apo kodrave. Sa më shumë të ktheheni në kontakt me pesë shqisat tuaja, aq më shumë do të përfitoni. Mbyllni rrjetet sociale dhe përkushtojuni asaj që po përjetoni.

Për të rigjeneruar me të vërtetë veten dhe për t’i bërë pushimet tuaja të paharrueshme, duhet të bëni diçka të re. Synoni për një sport të ri, një përvojë të re adrenaline, për të vizituar një qytet që nuk e njihni ose për të jetuar një aventurë të papritur. Lërini mendimet tuaja në shtëpi dhe ndiqni më shumë instinktet tuaja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga kremi i diellit te mbrojtja e flokëve

4 gabimet e bukurisë që bëjmë gjatë verës

Këto janë 6 këshillat që do t’ju duhen

Dëshironi të shkoni vetëm me pushime?


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat