MENU
klinika

Përfundojnë në spital

Po ktheheshin nga turi Sazan-Karaburun, helmohen nga ushqimi 50 turistë

25.08.2023 - 20:25

50 turistë janë helmuar nga ushqimi në Vlorë pasi po ktheheshin nga udhëtimi me një anije turistike.

Sipas informacioneve paraprake, rreth 50 turistë shqiptarë dhe të huaj janë paraqitur me të vjella dhe shenja të tjera në urgjencën e Spitalit të Vlorës.  Ata ishin në rrugën e tyre të kthimit nga turi Sazan-Karaburun me një anije turistike, ndërkohë mes tyre është edhe një fëmijë.

Mësohet se pushuesit janë helmuar nga ushqimi në anije dhe janë dërguar menjëherë në Urgjencën e Spitalit të Vlorës, ku po marrin trajtimin e duhur nga mjekët. Drejtoria e Shëndetit Publik ka nisur menjëherë hetimet për rastin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN