MENU
klinika

Kush është fituesi

Primaret e “Rithemelimit” për Bashkinë e Kukësit, përfundon numërimi i votave

27.08.2023 - 19:52

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në “Primaret” e “Rithemelimit” për Bashkinë e Kukësit.

Sipas burimeve, mësohet se Emri Vata është kandidati fitues që do të garojë përballë kundërshtarëve nga socialistë.

Kujtojmë se procesi u aplikua me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë Berishën në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023.

Gara brenda demokratëve është zhvilluar mes kandidatëve Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli.

Është skualifikuar nga gara e Primareve kandidati Arif Rexhmati, i zgjedhur edhe nga PD zyrtare, pasi kishte shprehur se nuk ishte dakord me këtë proces dhe kërkonte bashkimin rreth emrit të një kandidati.

Ndërkohë, Admir Sinamati, cili humbi në zgjedhjet e 14 Majit nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka vendosur që të mos kandidojë për herë të dytë. Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, pasi të dali fituesi i primareve të PD do të nis punën për fushatën elektorale e cila fillon më 11 Shtator.

Partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje duhet që të regjistrohen në KQZ deri më datën 1 Shtator, ndërsa koalicionet kanë mundësi të regjistrohen deri më 6 Shtator. Kandidatët e pavarur mund të regjistrohen më 8 Shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emri i preferuar i Bashës fshihet nga primaret

“Foltorja” zgjedh kandidatin për Kukësin