MENU
klinika

Analiza

Pse Amerikës nuk i leverdis një luftë në Afrikë?

15.08.2023 - 14:07

Vendet e Afrikës Perëndimore kanë shtyrë për “arsye teknike” takimin e liderëve të lartë ushtarakë, të planifikuar për të shtunën më 12 gusht në Akra, i cili supozohej të ndiqte mandatin e ECOWAS për të organizuar një forcë ndërhyrjeje të vendeve anëtare me qëllim të rivendosjes së Presidentit Mohamed Bazoum në presidencën e Nigerit, i rrëzuar nga një grusht shteti.

Takimi i Shefave të Shtabit të vendeve të ECOWAS është shtyrë për një datë të mëvonshme dhe sinjalizon një pengesë të konsiderueshme për ata që po shtyjnë të fillojnë një luftë të re dhe më katastrofike afrikane.

Sigurisht, arsyeja e shtyrjes, tregon se opsioni i një ndërhyrjeje të armatosur është ende në tryezë, përndryshe do të ishte treguar një tjetër, por shtyrja për një datë të mëvonshme tregon se ka ende mundësi për negociata.

Sakaq, edhe Gjenerali Abdourahamane Tchiani, i cili ka marrë postin e presidentit të rrëzuar Mohamed Bazoum ad interim, është deklaruar i gatshëm për një takim me një delegacion ECOWAS. Tchiani, tha se grushti i shtetit lindi nga qëllimet e mira” dhe se ishte e nevojshme “për të shmangur një kërcënim të afërt, i cili do të kishte goditur” Nigerin dhe Nigerinë.

Në fakt, Algjeria mbetet një vend kyç në këtë histori. Që nga fillimi i krizës, ajo ka kundërshtuar me vendosmëri ndërhyrjen e armatosur në Niger, duke gjetur mbështetje në Rusi, prania e së cilës në Afrikë e bën atë një palë të domosdoshme, e cila është gjithashtu në favor të një zgjidhjeje diplomatike.

Sakaq, një ndërhyrje e armatosur në Niger, nuk ishte në interesin e Uashingtonit. Dhe nëse SHBA-të nuk janë të bindura, është e vështirë të imagjinohet një ndërhyrje e tillë.