MENU
klinika

34 marrëveshje me “mbretin e naftës”

Pse Kina po kthen sytë nga Lindja e Mesme?

17.08.2023 - 12:23

34 marrëveshje, në sektorë nga më të ndryshmit, nga energjia e gjelbër te transporti, nga shërbimet cloud tek teknologjia e informacionit, janë nënshkruar midis Kinës dhe Arabisë Saudite.

Dhe ky duket se është një plan për të “harmonizuar” programin e reformës saudite,  “Vizioni 2030”, me atë të infrastrukturës kineze, “Brez dhe Rrugë”.

Po ashtu, ata duket se synojnë të bashkëpunojnë për zgjidhjen e çështjeve delikate diplomatike.

Gjatë muajve të fundit, marrëdhëniet midis Kinës dhe Arabisë Saudite janë forcuar përtej çdo pritshmërie. Dhe për këtë mjafton të shikosh mirëpritjen mbretërore që princi i kurorës,  Mohammed bin Salman, i bëri Xi Jinping në vizitën e fundit shtetërore të liderit kinez në Riad.

Xi heads to Saudi Arabia, as Washington grows anxious – The China Project

Eksportuesi më i madh i naftës në botë i ka hapur dyert Dragoit, duke demonstruar gatishmërinë për të thelluar lidhjet, jo vetëm ekonomike dhe gjiganti aziatik, është tej mase i lumtur që i ka ardhur një mundësi e tillë.

Pekini është partneri kryesor tregtar i Riadit dhe një burim në rritje investimesh, dhe është gjithashtu blerësi më i madh në botë i naftë ; Arabia Saudite është partneri më i madh tregtar i Kinës në Lindjen e Mesme, si dhe furnizuesi kryesor global i naftës së papërpunuar.

Sauditët gjithashtu kishin nevojë për një bankë alternative, në një periudhë të karakterizuar nga tensione të forta me Uashingtonin, ndërsa kinezët po kërkonin një partner në Lindjen e Mesme, për të rregulluar diplomacinë e tyre.

Pekini ka treguar gjithnjë interes për Lindjen e Mesme, të cilën ai e konsideron shumë strategjik. Jo vetëm sepse në atë rajon ndikimi amerikan ka qenë fatal, por gjithashtu edhe për shkak të pozicionit gjeografik.