MENU
klinika

Arsyeja

Pse nuk duhet të flini kur udhëtoni me avion

11.08.2023 - 12:50

Fjetja gjatë udhëtimit në aeroplan ndodh shumë shpesh. Nevoja për të fjetur në aeroplan mund të vjen si pasojë e lartësisë apo shtypjes, dhe ju mund të flini pavarësisht sa jo komode mund të jenë sedilet. Sidoqoftë, është e rëndësishme të përpiqeni të mos flini gjatë kohës që aeroplani fillon të niset.

Gjatë kësaj faze të fluturimit, shtypja e ajrit ndryshon në mënyrë të shpejtë dhe nëse nuk jeni të gatshëm kjo mund t’i shkaktojë dëme timpaneve të veshit. Zakonisht në veshë ka një flluskë ajri që ka presion të njëjtë sikurse edhe ajri i jashtëm, por kur ndodh ndryshimi i presionit të ajrit, atëherë personi ndien se si shtypen timpanet e veshëve.

Këtë e ka konfirmuar Angela Chalmers, farmaciste britanike, e cila njëkohësisht sugjeron që të hani çamçakëz apo të pini ujë gjatë këtyre fazave. Gjithashtu, aftësia për të parë nga dritarja ka tendencë të relaksojë disa pasagjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me shpejtësi pothuajse supersonike

Brenda avionit privat më të madh në botë!