MENU
klinika

Studimet

Pse punonjësit po bëhen egoistë

18.08.2023 - 12:37

Ditët kur punonjësit mburreshin për bizneset për të cilat punojnë janë në rënie. Tani, ata po i japin përparësi vetes.

Për vite me radhë, shenjë dalluese tipike e lagjeve si Canary Wharf e Londrës, apo Distrikti Financiar i Manhattanit ishin punonjësit që mbanin në uniformat e tyre logot e kompanive të tyre. Nuk ishte vetëm një shenjë e një kodi më pak formal të veshjes në botën e korporatave, por edhe një simbol krenarie për kompaninë ku punonte.

Por kjo lloj besnikërie e punonjësve po vjen në rënie. Në një botë të ndryshuar të punës, ku teknologjia po zhvillohet me shpejtësi dhe prioritetet e punëtorëve kanë ndryshuar, ekspertët thonë se njerëzit kanë më pak gjasa të jenë të parët në kompani kur mendojnë dhe flasin për karrierën e tyre.

Në vend të kësaj, njerëzit po reklamojnë mirëbesimin e tyre personal mbi firmat në CV-të e tyre.

Tim Oldman, themeluesi dhe CEO i Leesman, i cili mat përvojën e punonjësve në vendin e punës, e ka vënë re këtë ndërsa kërkon për talente të reja për kompaninë e tij. Kjo manifestohet shpesh në LinkedIn, shton ai, ku shumë punëtorë tani zgjedhin të vendosin emrin dhe aftësitë e tyre në titujt e profileve të tyre, duke i shtyrë detajet e punëdhënësve të tyre aktualë shumë më poshtë faqes. Kjo është në kontrast të plotë me qasjen tradicionale, ku përdoruesit vendosnin nw krye tw profilit tw tyre titullin dhe kompaninë.

“Kjo qasje e reklamimit të arritjeve personale, mbi identitetin e vendit të punës ka kuptim në klimën aktuale, ku rekrutuesit po kërkojnë aftësi specifike në kërkimet e tyre”, thotë Dana Minbaeva një profesore e menaxhimit të burimeve njerëzore në King’s College në Londër. Ajo ia atribuon këtë, pjesërisht, një ndryshimi më të gjerë drejt një ekonomie të bazuar në aftësi.

“Ne po operojmë në një mjedis në të cilin aftësitë dhe kompetencat e një individi konsiderohen asetet e tyre më të vlefshme,” thotë ajo. Punëtorët më të vlefshëm në tregun e punës duhet të kenë aftësinë për të përshtatur ekspertizën e tyre personale me teknologjitë në zhvillim.

“Rritja e globalizimit së bashku me teknologjinë që po zhvillohet me shpejtësi po nxit zhvendosjen drejt një tregu pune të bazuar në aftësi, beson Aaron Taylor”, kreu i shkollës për menaxhimin e burimeve njerëzore në Universitetin Arden, MB. “Aftësitë që kërkohen po ndryshojnë me shpejtësi dhe punonjësit duan t’i mbajnë ato të përditësuara për arsye personale, profesionale ose financiare,” thotë ai.

Me fjalë të tjera, punonjësit po bëhen më koshientë për aftësitë që kanë.

Faktori i besnikërisë

Ndërsa kompetencat bëhen më të rëndësishme se prestigji i firmës në tregun aktual të punës, shumë punonjës janë gjithnjë e më pak besnikë ndaj punëdhënësve të tyre. Në vend që të qëndrojnë në një korporatë prestigjioze për shkak të emrit të saj, ekspertët thonë se punëtorët mund të kenë më shumë gjasa të lëvizin midis kompanive, duke kërkuar mundësi ku aftësitë e tyre mund të ushqehen dhe zhvillohen.

Si rezultat i këtij ndryshimi në besnikëri, Minbaeva thotë se punëtorët po shkëputen psikologjikisht nga besnikëria e tyre dikur e qëndrueshme ndaj një kompanie të vetme.

Pjesërisht, ajo beson se kjo është për shkak se punonjësit kanë më shumë gjasa të shqyrtojnë dhe madje të sfidojnë vlerat dhe kulturën e rrënjosur të vendeve të tyre të punës dhe drejtuesve.

“Punëtorët e rinj janë shumë më aktivë në shqyrtimin dhe vlerësimin nëse veprimet e një kompanie përputhen me besimet dhe vlerat e tyre, axhendën e qëndrueshmërisë dhe premtimet e tjera që u bëhen palëve të ndryshme të interesit,” thotë ajo. Thjesht, ata tani janë të gatshëm të largohen nga një kompani që nuk i përmbush idealet e tyre.

Taylor thotë se pandemia gjithashtu i ka shtyrë punëtorët të kërkojnë më shumë autonomi në vendin e punës. “Njerëzit duan më shumë kontroll mbi balancën e tyre punë-jetë,” thotë ai. “Ka shumë më pak theks në të qëndruarit besnik dhe ‘të qëndruarit jashtë’ për një punë dhe shumë më tepër theks në gjetjen e një pune që përputhet me nevojat dhe preferencat e punëtorëve,” shton ai.

Oldman beson se sa më pak kohë punëtorët kalojnë në zyrat fizike, aq më shumë ata mund të vendosin një vijë midis tyre dhe punës së tyre. “Ata përfitojnë më pak nga besnikëria e mundshme e markës dhe u mungojnë gjithashtu ndërveprimet sociale me kolegët që shërbejnë për të krijuar dhe përforcuar kohezionin social dhe ndjenjën e qëllimit të përbashkët”, thotë ai.

Kur lidhja fizike me zyrën është ajo që Oldman e quan një “marrëdhënie kalimtare”, punonjësit kujdesen më pak për kompaninë dhe rrjedhimisht kanë më shumë gjasa të mos e mendojnë dy herë largimin.

Në fund të fundit, ekspertët besojnë se kjo rënie në besnikërinë tradicionale të punëdhënësit po e bën më të lehtë dhe më të arsyeshme që punëtorët të mendojnë së pari për aftësitë e tyre.

Duke parë nga e ardhmja, ekspertët mendojnë se punonjësit do të mendojnë gjithnjë e më shumë për punën dhe aftësitë e tyre fillimisht, jo për emrin. Dhe ndërsa rritja e vendeve të punës rritet dhe ekonomia e bazuar në aftësi vetëm rritet, Taylor beson se punëtorët do të vazhdojnë të reklamojnë talentet e tyre mbi punëdhënësit e tyre për të avancuar, si në aspektin e rritjes së karrierës ashtu edhe potencialit të fitimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN