MENU
klinika

Arsyeja

Pse shumë çifte u ndanë pas filmit “Barbie”?

03.08.2023 - 10:50

“Barbie” është ndoshta fenomeni më i madh në botën e kinemasë për këtë vit, ama, kontributi i tij shkon përtej ekranit dhe industrisë së filmit. “Barbie” po bëhet edhe arsyeja pse shumë çifte po i japin fund lidhjes së tyre dhe kjo, për shkak të reagimit të djemve dhe burrave mbi feminizmin.

Pas përfundimit të filmit, vajzat që e admiruan trajtimin e temave të ndryshme dhe sfidave që një grua kalon gjatë jetës së saj, u përballën me këndvështrimet e burrave. Një vajzë tha se pasi mbaroi filmi, partneri i saj u ankua sepse “Barbie” fliste 2 orë për feminizmin.

Pse shumë çifte u ndanë pasi panë filmin

WARNER BROS

Një tjetër grua, tregoi së TikTok se filmi shërbeu si frymëzim dhe shtysë që të ndahej nga partneri i saj, pas disa sjelljeve të pakëndshme që ai kishte bërë. “Faleminderit “Barbie” që më fuqizove dhe më bëre të kuptoj se meritoj më shumë”, shkroi ajo.

Një tjetër vajzë u shpreh në Reddit se anuloi një takim me partnerin, pasi ai refuzoi të vishej me rozë, për t’iu përshtatur tematikës së “Barbie” në ditën e premierës së filmit.

Të tjera vajza thanë se roli i Margot Robbie i motivoi që të kuptonin dhe identifikonin sjelljet toksike në partnerët e tyre. Madje, një vajzë tha se ndërkohë që shihte “Barbie” me partnerin, vuri re reagimet e tij gjatë filmit dhe ky ishte momenti që vendosi t’i jepte fund lidhjes.

Ndër arsyet e ndarjes janë edhe pikëvështrimet e ndryshme, feminizmi që ende nuk kuptohet siç duhet nga burrat dhe djemtë dhe pandjeshmëria e këtyre të fundit ndaj sfidave me të cilat hasen gratë çdo ditë.