MENU
klinika

Përjetësisht një ikonë!

Pulovra simbolike e princeshës Diana del në ankand

31.08.2023 - 14:34

Diana Spencer e veshi këtë pulovër për të parë të fejuarin e saj, Princin Charles, duke luajtur polo në vitin 1981.

Motivi i ‘deleve të zeza’ ishte një aluzion i humorit dhe stilit të 19-vjeçares.

Dhe ndërsa pulovra nuk është nga një markë e stilistëve të nivelit të lartë, ajo ishte shumë e çmuar në veshjet e princeshës.

“Unë mendoj se Princesha Diana e përdori me të vërtetë modën si një mënyrë për të komunikuar,” thonë ekspertët e modës.

Tani bluza ka dalë në ankand dhe një vlerësim prej 50,000 € deri në 80,000 € është vendosur për të.

Pulovra simbolike e princeshës Diana del në ankand

Por ankandet e fundit të veshjeve të Dianës kanë shkuar shumë më lart se sa pritej – një nga fustanet e saj u shitën për më shumë se 600,000 euro në fillim të këtij viti.

Pra, çmimi përfundimtar i shitjes mund të jetë një shumë me gjashtë shifra.

Ankandi online do të zhvillohet nga data 31 gusht deri më 14 shtator.