MENU
klinika

Ja ushtria misterioze që po krijon

Putin i frikësohet një tjetër rebelimi nga Wagner

02.08.2023 - 09:46

Presidenti rus Vladimir Putin është duke formuar një rrjet të kompanive private ushtarake të fshehta në të gjithë Rusinë për t’u mbrojtur nga një kryengritje tjetër si ajo e Wagner me në krye Yevgeny Prigozhin.

Planet për kompanitë private ushtarake ose “ndërmarrjet speciale” përshkruhen në një projekt-ligj të ri që rrit kufirin e moshës për ushtrinë ruse.

Kjo lëvizje synon të shtypë sabotazhin dhe kërcënimet e brendshme, sipas deklaratës së kryetarit të komitetit të mbrojtjes të Dumës, Andrei Kartapolov.

Sipas raportit, milicitë e presidentit rus do të jenë nën komandën e guvernatorëve rajonalë, do të veprojnë sipas urdhrave të Putinit dhe do të armatosen nga Ministria ruse e Mbrojtjes. “Barents Observer”, një gazetë norvegjeze, raportoi se detyra e njësive është “të mbrojnë kufirin shtetëror, të luftojnë kundër grupeve të armatosura të paligjshme dhe të luftojnë kundër sabotazhit të huaj dhe formacioneve të inteligjencës”, si dhe të shtypin kërcënimet e brendshme.

Ukraine: what does Vladimir Putin want? | Financial Times

Se si do të komunikojnë milicitë me degët e tjera të ushtrisë dhe aparatit të inteligjencës nuk është menjëherë e qartë.

Rusia tashmë ka një gardë kombëtare dhe Putini mbrohet nga shtresat e sigurisë.

Nikolai Sokov, një ish-zyrtar i Kremlinit, tha se projektligji synon të forcojë mbrojtjen e Putinit.

“Ato janë një mjet për forcimin e sigurisë, gjë që është e rëndësishme duke pasur parasysh veprimet e fshehta shumë aktive të shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase dhe mund të ndihmojnë, sipas nevojës, kundër çdo kryengritjeje të re,” tha Sokov.

Një tjetër funksion kyç i milicisë do të jetë mbrojtja kundër sulmeve të brendshme pas një serie sulmesh me dronë ukrainas në qytetet ruse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Wagner dhe grupet e tjera mercenare

“Qentë e luftës” me rrogë 3000 euro në ditë!