MENU
klinika

79 vite pas largimit

Qazim Mulleti rikthehet në Atdhe, ‘Prefekti’ do të prehet në Tiranë

25.08.2023 - 15:59

Janë kthyer sot në atdhe 67 vjet pas vdekjes, eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti. Arkëmorti i veshur me flamurin kombëtar mbërriti rreth orës 7 të mëngjesit në Portin e Durrësit dhe pas kryerjes së procedurave, eshtrat do të nisen drejt Tiranës, vendlindjes së tij ku edhe do të prehet.

Ceremonia e rivarrimit t tij do të mbahet në 28 gusht në Shish-Tufinë. Qazim Mulleti ndërroi jetë në Romë më 28 gusht 1956 dhe është lajmëruar se ceremonia e varrimit të tij në varrezat e Shish Tufinës në kryeqytet më 28 gusht.

Familjarët e ish-prefektit e kanë pritur arkëmortin në Port, të shoqëruar nga kreu i shoqatës “Tirana”, ish-prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi si dhe juristi Shkëlqim Hajdari, i cili ka qenë koordinator i procesit për kthimin e eshtrave të tij.

Pasardhësit e Qazim Mulletit thanë se përpjekjet për sjelljen e eshtrave në Shqipëri ka nisur që prej viteve 90-të.

Ndërsa kreu i Shoqatës “Tirana” Arben Tafaj dhe juristi Shkëlqim Hajdari thanë se po shkohet drejt rehabilitimit të figurës së Mulletit, që për shumë vite u anatemua.

Lidhur me rolin e Mulletit në histori së fundmi ka pasur një sërë diskutimesh edhe për trajtimin që i është bërë kësaj figure ndër të tjera në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës. Debati përfshiu dhe njerëz të medies, historianë e politikanë dhe si pasojë u pezullua rivënia e shfaqjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN