MENU
klinika

Eksperti tregon çfarë do ndoshë me monedhën europiane

Sa shanse ka euro të dalë nga ‘gremina’?

17.08.2023 - 17:09

Euro është forcuar përballë lekut. Në bazë të kursit të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me mbi 105 lekë. Drejtuesi i Shoqatës së Agjencive të Këmbimit Valutor, Dritan Vakaj tha se ndërhyrja që bëri Banka e Shqipërisë pati një efekt pozitiv në drejtim të stabilizimit të euros.

Në një intervistë televizive, Vakaj theksoi se duke rënë flukset turistike do të ketë edhe një rritje të monedhës evropiane por jo në kufijtë si ka qenë më parë, të paktën në një periudhë afatmesme.

“Do të kemi një ekuilibër të ri. Në një periudhë afatshkurtër apo afatmesme s’ka asnjë lloj indikacioni që do ta çojë euron në nivelet që ka qenë dikur. Do të ketë rritje në vazhdim por nuk do të jetë në nivele shumë të larta. Patjetër që nëse flasim për një euro 105, është e pritshme që pas uljes së fluksit të turistëve, të kemi një euro deri tek 110 në raport me lekun”, theksoi Vakaj.

Çfarë masash duhen ndërmarrë për të reduktuar përdorimin e euros në ekonominë shqiptare?

Ai përmendi rastin e Maqedonisë së Veriut, ku qeveria ndaloi euron dhe përdori dinarin si monedhë për transaksionet në vend duke e bërë kështu ekonominë shumë kompetitive në të gjitha sferat. Eksperti thotë gjithashtu se është e nevojshme që të vendoset për një periudhë të caktuar nëse duhet të përdoret euro apo leku në vendin tonë.

“Do të ishte më e përshtatshme për vendin të vendoste që Shqipëria do të shkojë drejt euros apo të marrë vendimin që deri në një moment të dytë nuk mund të përdorim këtë miks monedhash, si euron dhe lekun. Vendi duhet ta ketë të qartë nëse për periudhën në vazhdim do të mbesë me lekun dhe të jetë monedha kombëtare, e cila përfshin edhe kredidhënien edhe shkëmbimet tregtare në mënyrë që ekonomia të ketë tregues që i bën shqiptarët të ndihen të sigurt në investimet që ata kryejnë.“, shtoi eksperti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç’po ndodh me valutat e tjera

Çfarë e ndikoi forcimin e monedhës europiane