MENU
klinika

Çfarë duhet të bëjë Banka e Shqipërisë

Shoqata e Eksportuesve: Mbiçmimi i lekut po na falimenton!

01.08.2023 - 18:35

Shoqata e Eksportuesve reagoi ditën e djeshme duke vene ne dukje se mbiçmimi i lekut po godet dhe po falimenton çdo ndërmarrje që prodhon e eksporton. Në vijim, pa dyshim pasojat do i kenë edhe ato që prodhojnë e shesin në vend, pasi importi nuk shpreh rritje proporcionale me situatën e krijuar dhe rritja e çmimeve nga ana tjetër ka ulur fuqinë blerëse.

Eksportuesit pohuan se po goditet brandi dhe angazhimi qeverisë “Made in Albania”, po rritet numri i të papunëve, rritet pasiguria në treg dhe krijohet një atmosferë jo transparente në shoqëri në përgjithësi.

“Sikurse shihet nga qëndrimet e Bankës së Shqipërisë, reagimet lidhen vetëm me kundërshtimin e zgjidhjes së sugjeruar nga ana jonë (!), ndërsa nuk rezulton të merren aspak me problemin që parashtruam: ndikimin negativ në ekonomi të mbiçmimit të lekut dhe falimentimin e sigurtë të kompanive eksportuese e ajo që është thelbësorja: Banka e Shqipërisë nuk bën transparencë lidhur me veprimtarinë e saj, për përmbushjen e detyrimeve ligjore për sa lidhet me kursin e këmbimit!

Në këto kushte, ri përsërisim kërkesën bazike, minimaliste që Banka e Shqipërisë të mos publikojë vetëm qëndrimet deklarative se: ‘BSH i kushton vëmendje ecurisë së kursit të këmbimit’ dhe ‘BSH mbetet e angazhuar të krijojë ambient monetar e financiar sa më të sigurtë, të qëndrueshëm e transparent’, por të bëjë transparencë për përmbushjen e detyrimeve ligjore të BSH, për sa lidhet me kursin e këmbimit (të specifikuara në nene konkrete të ligjit për bankën e Shqipërisë) si psh: Raportin periodik të BSH në Kuvend për detaje, për vlerësimin e politikës të këmbimeve valutore të zbatuara nga BSh dhe ato që do të ndiqen në 6 mujorin e ardhshëm; Ku konsistojnë masat e marra nga BSh, për të nxitur e mbështetur sistemin e këmbimeve valutore në funksion të përmirësimit dhe stabilitetit të zhvillimeve ekonomike në vend?!

Të dhëna/informacion për hartimin, miratimin dhe zbatimin e regjimit të këmbimit valutor, si dhe politikën e kursit të këmbimit të valutave në vend; Vlerësime të këshillit mbikëqyrës për politikën e këmbimeve valutore – në funksion të të cilit (këtij vlerësimi), Guvernatori informon jo më pak se një herë në 6 muaj këshillin, për gjendjen e këmbimeve valutore dhe rrethanat që mund të influencojnë në arritjen e politikave për këmbimet valutore; Për vlerësimin për shpalljen ose jo të vlerës së lekut, në raport me valutat e huaja dhe çdo ndryshim tjetër të tij, etj”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Qeveria e pranon: Duhet disiplinim! (DEBATET)

Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet!

Projekti më i financuar në vitin 2023

Sa ka kushtuar tuneli i Llogarasë?