MENU
klinika

Dëmtohen xhamat e bizneseve dhe disa banesave

Shpërthim me tritol pas mesnate në Krujë, nuk dihet shënjestra

03.08.2023 - 10:06

Një shpërthim me tritol raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 02:25 në aksin Fushë-Krujë- Krujë, në afërsi të lagjes “Zim Zeneli” të këtij qyteti.

Nga shpërthimi i fortë është hapur një grope ne rruge, si dhe janë thyer xhamat e disa banesave dhe bizneseve aty pranë.

Ende nuk dihet motivi dhe objektivi i këtij shpërthimi i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak:

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Plas sherri te Zjarrfikësja në Kavajë

Zjarrfikësi plagos me thikë dy kolegët e tij

Merret nën hetim shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese